NJOFTOJMË pjesëmarrësit dhe të interesuarit e tjerë se komisionet recensues, të caktuara për zgjidhjen – rizgjedhjen e punonjësve shkencorë dhe të hulumtuesve, sipas konkursit të shpallur më 29.9.2020, në pajtim me Ligjin, Statutin dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, kanë dorëzuar, brënda afatit, recensionet për kandidatët e paraqitur si dhe kanë dhënë propozimet për Këshillin shkencor për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tyre:
MA. Valon Shkodra, Dega e Etnologjisë, hulumtues i pavarur shkencor (rizgjedhje);
Komisioni: Dr. Lumnije Kadriu, , Dr. Leontina Gega Musa, MA. Angjelina Hamza.
MA. Bubulinë Syla, Dega e Etnologjisë, hulumtuese e pavarur shkencore (zgjedhje);
Komisioni: Dr. Lumnije Kadriu, Dr. Leontina Gega-Musa, MA. Valon Shkodra
Kandidatët pjesëmarrës, si dhe të interesuarit e tjerë mund t’i lexojnë referatet e Komisioneve, të cilat tani janë në diskutim publik, ndërkaq vërejtjet dhe propozimet eventuale mund t’ia parashtrojnë Këshillit Shkencor të Institutit, brënda 15 ditësh, më së largu deri më 23 dhjetor 2020, në përputhje me nenin 18 të Statutit të Institutit.
Këshilli Shkencor, me rastin e shqyrtimit të recensioneve, si dhe të propozimeve të komisioneve, duhet t‘i merr parasysh edhe vërejtjet dhe ankesat eventuale të pjesëmarrësve në konkurs, si dhe të personave të tjerë të interesuar.
Prishtinë, më 8.12.2020
Sekretari i Institutit
Sylë Kasumaj