NJOFTOJMË pjesëmarrësit dhe të interesuarit e tjerë se komisionet recensues, të caktuara për zgjidhjen – rizgjedhjen e punonjësve shkencorë dhe të hulumtuesve, sipas konkursit të shpallur më 29.9.2020, në pajtim me Ligjin, Statutin dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, kanë dorëzuar, brënda afatit, recensionet për kandidatët e paraqitur si dhe kanë dhënë propozimet për Këshillin shkencor për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tyre:
- Adil Olluri, Dega e Letërsisë, bashkëpunëtor shkencor (zgjedhje-avancim);
Komisioni: Dr. Gëzim Aliu, Dr. Emin Kabashi, Dr. Meliza Krasniqi.
- Ylberëza Halili, Dega e Folklorit, hulumtuese e pavarur shkencore (rizgjedhje);
Komisioni: Dr. Arbnora Dushi, Dr. Leontina Gega-Musa, Dr. Vlorë Fetaj.
- Adelinë Selmani, Dega e Gjuhësisë, hulumtuese shkencore (zgjedhje);
Komisioni:Dr. Naim Berisha, Dr. Abdurrahim Maxhuni dhe dr. Sejdi Gashi.
Kandidatët pjesëmarrës, si dhe të interesuarit e tjerë mund t’i lexojnë referatet e Komisioneve, të cilat tani janë në diskutim publik, ndërkaq vërejtjet dhe propozimet eventuale mund t’ia parashtrojnë Këshillit Shkencor të Institutit, brënda 15 ditësh, më së largu deri më 16 dhjetor 2020, në përputhje me nenin 18 të Statutit të Institutit.
Këshilli Shkencor, me rastin e shqyrtimit të recensioneve, si dhe të propozimeve të komisioneve, duhet t‘i merr parasysh edhe vërejtjet dhe ankesat eventuale të pjesëmarrësve në konkurs, si dhe të personave të tjerë të interesuar.
Prishtinë, më 27.11.2020