Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në suaza të Ditëve të Alfabetit 2020, sot në Shkup Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës. Dokumentin në fjalë e nënshkruan dy homologët e këtyre institucioneve, dr. Ylber Sela (AZGJ) dhe dr. Hysen Matoshi (IAP). Pas këtij akti solemn, ata theksuan simbolikën që ka ky memorandum pikërisht në Ditët e Alfabetit, si dhe rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit në fushën e gjuhës shqipe, shkëmbimeve të ndryshme shkencore, kulturore etj.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net