Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes e Forcës së Sigurisë të Kosovës falënderon Institutin Albanologjik

0
5

Më 15 tetor 2020, një letër falënderuese, e nënshkruar nga Gjeneral Brigade, Irfete Spahiu, i është dorëzuar Institutit Albanologjik, me motivacionin
“për kontributin e dhënë, vullnetin e mirë dhe shërbimin e ofruar në edukimin e kadetëve si dhe librat e dhuruar për Qendrën për Studime Universitare / Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, duke e pranuar këtë letër falënderuese nga oficeri Nysret Llapashtica, shprehu konsideratën për Forcën e Sigurisë të Kosovës, oficierët dhe kadetët e saj, si institucion me rol të pazëvendësueshëm për paqen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here