Më 2.10.2020, në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në përbërje: Valentina Bunjaku, kryetare, Eliza Hoxha, Sejdi Hoxha dhe Teuta Haxhiu, anëtarë, ishin për një takim pune në Institutin Albanologjik.
Ata u pritën nga Hysen Matoshi, drejtor; Lulëzim Lajçi, sekretar shkencor; Sylë Kasumaj, sekretar; Lumnjie Kadriu, shefe e Degës së Etnologjisë; Fadil Grajçevci, shef i Degës së Letërsisë; Arbnora Dushi, shefe e Degës së Folklorit; Memli Krasniqi, shef i Degës së Historisë dhe Naim Berisha, shef i Degës së Gjuhësisë.
Drejtori i Institutit dhe pjesëmarrësit tjerë i informuar kuvendarët lidhur me fushëveprimtarinë, strukturën, projektet, rezultatet dhe vështirësitë me të cilat përballet Institutit Albanologjik, ndërsa deputetët u zotuan për krijimin e një infrastrukture ligjore që e ndihmon funksionimin e këtij institucioni. Theksi i veçantë u vu te Ligji për Institutin Albanologjik.