Në shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë edhe një lajm i mirë. Sot, më 17.9.2020, u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit dhe Institutit Albanologjik. Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe z. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik. Qëllimi i këtij memorandumi është të përcaktojë fushëveprimin e bashkëpunimit të palëve, për realizimin e interesave të dyanshme në fushën e ruajtjes, mbrojtjes dhe në komunikimin të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net