Adeline Selmani

0
0

Adelinë Selmani (1992) është hulumtuese shkencore në Institutin Albanologjik të
Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në departamentin e Gjuhës
Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht është
studente e doktoratës në Departamentin e Gjuhësisë, në po këtë universitet.
Ka qenë e angazhuar si asistente në Fakultetin e Edukimit në vitin 2018/2019, ndërsa
është e angazhuar si asistente në Fakultetin e Filologjisë të Universitet të Prishtinës që
nga viti 2017. Nga viti 2016 deri në vitin 2019 ka punuar si profesore e gjuhës shqipe,
në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Që nga viti 2019 është redaktore përgjegjëse e shtëpisë botuese “Dukagjini”. Po ashtu,
në vitin 2019 ka qenë trajnere e mësimdhënësve të gjuhës shqipe dhe letërsisë, në
kuadër të SBAShK-ut, ndërsa gjatë periudhës 2020-2022 ka qenë e angazhuar si
eksperte lëndore për hartimin e kërkesave të gjuhës shqipe të testit të arritshmërisë, në
MAShTI. Ka botuar punime shkencore në revista vendore e ndërkombëtare dhe është
bashkautore në pesë tekste shkollore: “Gjuha shqipe 7”, 2019; “Gjuha shqipe dhe
letërsia 10”, 2019; “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (niveli i parë)”, 2021; “Gjuha
shqipe 9A”, 2022; “Gjuha shqipe 9B”, 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here