Mbështetje për Institutin Albanologjik në këto ditë të vështira

0
3

Mbështetje për Institutin Albanologjik në këto ditë të vështira

Në këtë kohë të vështirë të përballjes me virusin Korona dhe të funksionimit të rënduar të institucioneve të Kosovës, Instituti Albanologjik u përball me nevojën e dezinfektimit të hapësirave të tij. Kjo ndërmarrje ligjërisht e obligueshme u realizua më 6 prill 2020 në saje të ndihmës së Kompanisë Private SHPK “Ekologjia” nga Ferizaj me pronar z. Ramadan Gashi. Në saje të veprimit bamirës të Kompanisë në fjalë dhe të pronarit të saj, dezinfektimi i hapësirave të përbashkëta të Institutit u kryen falas.

Me këtë rast, në emër të organeve të Institutit Albanologjik dhe të punonjësve të tij, falënderoj Kompaninë “Ekologjia” dhe pronarin e saj, z. Ramadan Gashi, për këtë ndihmë të çmueshme.

Hysen Matoshi, drejtor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here