Pasurohet biblioteka e Institutit Albanologjik

0
21
????????????????????????????????????

Si rezultat i një takimi të punonjësve të Institutit Albanologjik me Entin Leksikografik “Miroslav Kërlezha”, të mbajtur më 20 mars të këtij viti, në Zagreb, këto ditë bibliotekës sonë i ka arritur një fond i çmueshëm botimesh të këtij institucioni me renome në fushën e botime enciklopedike.

Dakordimi për bashkëpunim të shumanshëm ndërinstitucional, duke filluar në fushën e këmbimit të botimeve, ka rezultuar me dhurimin e këtyre titujve për bibliotekën tonë: Enciklopedia kroate në 11 vëllime, Fjalori enciklopedik tetëgjuhësh në 8 vëllime (kroatisht, rusisht, anglisht, frëngisht gjermanisht, italisht, spanjisht dhe latinisht), Leksikoni i përgjithshëm kroatFjalori i gjuhës kroate dhe dy vëllime të Enciklopedisë së dikurshme të Jugosllavisë (të botuara në gjuhën shqipe). 

Botimet e këtilla janë të një rëndësie të veçantë për studiuesit tanë të fushave të ndryshme. Përveç vlerave të përmbajtjeve, që paraqesin fjalën e fundit të dijes kroate, këto botime karakterizohen edhe me një cilësi të rrallë të përgatitjes teknike. 



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here