Këshilltarja për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore e Ambasadës së Francës në Kosovës, Zonja Isabelle Combarnous, vizitoi Institutin Albanologjik, ku u prit nga drejtori Hysen Matoshi, sekretari shkencor Lulëzim Lajçi, shefi i Degës së Historisë Memli Krasniqi dhe sekretari Sylë Kasumaj.
Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të “Javës së Frankofonisë”, që do të mbahet në Prishtinë nga fundi i muajit mars. Këshilltarja u njoftua lidhur me veprimtaritë që zhvillon Instituti Albanologjik. Nga përfaqësuesit e IA u shtrua nevoja e bashkëpunimit me institucione shkencore të Francës që merren me kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net