Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë,
Telegram ngushëllimi
Të nderuar kolegë,
Me pikëllim të madh e mësuam lajmin për vdekjen Akademik Jorgo Bulos, anëtarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, njërit ndër personalitet eminente të shkencës shqiptare. Veprimtaria e tij në fushën e studimeve letrare, në fushën e kritikës letrare, kontributi i çmueshëm si pedagog dhe drejtues i institucioneve kërkimore-shkencore e identifikojnë ndër dijetarët më të shquar të së sotmes.
Instituti Albanologjik e kishte Akademik Jorgo Bulon ndër bashkëpunëtorët e tij më të çmuar dhe të përhershëm. Dijet e tij të gjithanshme në shkencën e letërsisë kanë qenë ndihmesë e madhe për realizimin e shumë projekteve dhe aktiviteteve tona shkencore. Veçse për profesionalizmin, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institutit Albanologjik do ta kujtojnë Profesor Jorgon edhe për qëndrimin shumë dashamirës e miqësor në raport me ne. Humbëm një shkencëtar të madh dhe një mik të madh.
Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, të nderuar familjarë të Akademik Jorgo Bulos, kolegë, miq e dashamirës të tij, na lejoni që të marrin pjesë në pikëllimin tuaj, me porosinë që të jini krenar me veprën dhe veprimtarinë e këtij kolosi të letrave e të dijes shqiptare.
Me ngushëllimet më të sinqerta, në emër të punonjësve të Institutit Albanologjik,
Hysen Matoshi, drejtor
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net