Instituti Albanologjik i Prishtinës, shpall konkurs për zyrtar të IT-së

0
3

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L – 149 dhe Rregulloren Nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Instituti Albanologjik  shpall

K O N K U R S

Titulli i punës: Bashkëpunëtor profesional  i  teknologjisë  informative(1 vend pune)

Kategoria funksionale : Zyrtar i IT

Koeficienti : 7

Lloji i pozitës : JO karrierës

Orët e punës : 40 orë në javë

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës JO karrierës ( periudha provuese 3 muaj)

Vendi i punës : Instituti Albanologjik, Prishtinë 

Qëllimi i vendit të punës: Digjitalizimi i veprimtarisë kërkimore shkencore, të bibliotekës dhe të materialeve arkivore të Institutit

Nëpunësi raporton te: Drejtori i Institutit

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

1.  Mirëmban  dhe mbikëqyrë në mënyrë permanente rrjetin lokal të kompjuterëve.

2. Skanon dhe digjitalizon libra, revista, dorëshkrime dhe materiale arkivore (fonotekën dhe fototekën).

3.  Ofron  ndihmë profesionale për punonjësit e Bibliotekës dhe të Arkivit lidhur me përgatitjen dhe digjitalizimin e materialit bibliotekar dhe arkivor

4.  Mirëmban pajisjet elektronike në Institut: kompjuterë, printerë, skanerë etj., si dhe instalon pajisje të reja sipas nevojës.

5. Ofron ndihmë të gjithë punonjësve të Institutit lidhur me përgatitjen e publikimeve të  ndryshme  digjitale (broshura, katalogë, prezantime të ndryshme etj.).

6. Mban web faqen e Institutit, duke  i  prezantuar vazhdimisht  të gjitha aktivitetet shkencore të Institutit, si dhe materialet me rendësi për veprimtarinë e Institutit (raporte, njoftime, materiale shkencore e arkivore etj.).

7. Kryen edhe punë të tjera sipas urdhëresës së personave përgjegjës të Institutit.

  Aftësitë:

1.  Njohje e shkëlqyer e sistemeve të teknologjisë së informacionit ( MS sistemeve operative, MS Office, LAN, WAN, Internet, etj.)

2.  Gatishmëri  për tu avancuar profesionalisht në bazë të trendëve teknologjike

3.  Aftësi të shkëlqyera hartuese, analitike, komunikuese dhe ndërnjerëzore;

4.  Aftësi të ndjek standarde të larta të punës dhe të jetë i organizuar dhe efektiv;

5.  Të jetë komunikativ dhe i orientuar në punë grupore

6.   Njohje e mirë  e gjuhës angleze.

Kualifikimi dhe përvoja

1.       Diploma universitare në shkenca kompjuterike, aplikative ose informatike;

2.       Certifikata për programe të informatikës teknologjike: TI, MCSA, MCSE, CCNA ose të ngjashme.

3.       Së paku dy vjet  përvojë pune në zhvillimin e aplikacioneve.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Instituti Albanologjik, zyra nr 44, te sekretari i Institutit, prej orës 9:00-15:00.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me zyren e sekretarit të Institutit në tel. nr. 038 220822 ose 038 224 156.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore. 

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh.  Aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për këtë vend pune. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontakohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here