INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS, shpall KONKURS PËR PUNONJËS SHKENCORË

0
3

I. DEGA E HISTORISË – Një bashkëpunëtor i lartë shkencor – studiues i historisë (rizgjedhje – avancim);II. DEGA E ETNOLOGJISË- Një bashkëpunëtor i lartë shkencor –studiues i etnologjisë (rizgjedhje – avancim).

PËRSHKRIMI I PUNËVE:
BASHKËPUNËTOR I LARTË SHKENCOR: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore; studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore;studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij; bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën; përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit;  punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen  dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë;  kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr 2004/42 dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, 20/2006:- të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse, – të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent; – të ketë vepra të botuara shkencore (së paku dy studime monografike) të cilat janë të vlerësuara si kontribut shkencor për fushën me të cilën merret; – të ketë punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore të njohura në vend dhe në botë prej së paku 150 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it  20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore,
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Kandidatët, përveç kërkesës dhe dokumentacionit përkatës personal, duhet të dorëzojnë biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara).
Kërkesat dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here