RIZGJEDHJE – AVANCIMI.
DEGA E LETËRSISË
- Dy punonjës shkencorë – studiues të letërsisë shqipe (rizgjedhje – avancim);
- Një hulumtues i pavarur shkencor – studiues i letërsisë shqipe (rizgjedhje);
II. DEGA E FOLKLORIT
- Një hulumtues të pavarur shkencor –studiues i folklorit (rizgjedhje);
III. DEGA E HISTORISË
- Një bashkëpunëtor shkencor – studiues i historisë (rizgjedhje – avancim).
ZGJEDHJE (Vende të lira të punës)
IV. DEGA E HISTORISË
- Një hulumtues i pavarur shkencor – studiues i historisë për kohën e vjetër
- Një hulumtues shkencor – studiues i arkeologjisë
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
BASHKËPUNËTOR I LARTË SHKENCOR: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore; studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore;studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij; bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën; përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit; punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë; kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr 2004/42 dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, 20/2006:
– të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse,
– të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
– të ketë vepra të botuara shkencore (së paku dy studime monografike) të cilat janë të vlerësuara si kontribut shkencor për fushën me të cilën merret;
– të ketë punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore të njohura në vend dhe në botë prej së paku 150 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore,
BASHKËPUNËTOR SHKENCOR: studion problemet e ndryshme nga fusha përkatëse shkencore; punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën përkatësisht projektin kërkimor-shkencor; përgatit botime të veçanta dhe botime materialesh nga fushëveprimtaria e vet; bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blenjve; merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumitimit shkencor në terren, individualisht apo në ekspedita; u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre hulumtuese.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr 2004/42 dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, 20/2006:
– të ketë shkallën e doktorit të shkencave të fushës përkatëse;
– të ketë titullin paraprak, së paku hulumtues i pavarur shkencor;
– të ketë të botuar së paku një vepër shkencore (të botuar nga një institucion shkencor), të vlerësuar si kontribut shkencor për fushën me të cilën merret;
– të ketë të botuara punime shkencore në revista dhe në publikime shkencore të njohura në vend dhe në botë, prej së paku 100 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore,
HULUMTUESI I PAVARUR SHKENCOR: Merret me punë profesionale shkencore të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme. U ndihmon asistentëve në kryerjen e detyrave, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga dega përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr 2004/42, Statutit të Institutit dhe me nenin 3/3 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, 20/2006:
– të ketë shkallën e magjistrit të shkencave nga fusha përkatëse (para Bolonjës) ose grada master i shkencave nga fusha përkatëse (sipas Bolonjës);
– të ketë të regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse, në institucionin e arsimit të lartë i akredituar nga autoriteti kombëtar i kualifikimit;
– të ketë të botuara punime shkencore në revista dhe në publikime shkencore të njohura në vend dhe në botë, prej së paku 40 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore;
– kandidatët që konkurrojnë për hulumtues të pavarur në Degën e Historisë – koha e vjetër ( pika IV.1 e Konkursit), të mos jenë mbi moshën 35 vjeç, si dhe të njohin një gjuhë të vjetër (latine ose greke).
HULUMTUES SHKENCOR: merr pjesë në punën kërkimore-shkencore, studion materialet e mbledhura në fondin e Institutit (dokumentet, periodikun, shtypin dhe literaturën e nevojshme, bën hulumtime në terren individualisht apo në vend dhe jashtë; punon rreth sistematizimit, klasifikimit, seleksionimit të lëndës së mbledhur; inkuadrohet në përgatitjen e blejve të materialeve apo dokumenteve; punon rreth prefeksionimit në degën përkatëse, konsultohet me bashkëpunëtorët shkencorë e profesionalë dhe përgatit provimet e shkallës së tretë dhe magjistraturës
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr 2004/42, me Statutin e Institutit dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:
– të ketë të kryer fakultetin filozofik, drejtimi i arkeologjisë,
– të ketë të regjistruar studimet posdiplomike në degën përkatëse,
– të mos jetë më i vjetër se 27 vjet.
– të ketë të botuara punime shkencore dhe profesionale në revista dhe në publikime shkencore të njohura në vend dhe në botë, prej së paku 20 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore;
– të njohë një gjuhë të vjetër (latine, greke).
Për kandidatët që konkurrojnë për hulumtues të pavarur ose hulumtues, do të organizohet testimi në gjuhën (angleze, gjermane ose frënge), si dhe në gjuhën latine ose greke.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Kandidatët, përveç kërkesës dhe dokumentacionit përkatës personal, duhet të dorëzojnë biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara).
Kërkesat dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë.