I. DEGA E GJUHËSISË
1. Një hulumtues të pavarur shkencor (rizgjedhje)
II. DEGA E LETËRSISË
1. Një hulumtues të pavarur shkencor (rizgjedhje)
2. Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)
III. DEGA E FOLKLORIT
1. Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje-avancim)
IV. DEGA E HISTORISË
1. Një bashkëpunëtor shkencor – Periudha Osmane, (zgjedhje)
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
Bashkëpunëtor shkencor – Studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
KUSHTET:
a. Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:
– të ketë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha përkatëse;
– të ketë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim monografik;
– të arrijë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006,
– të njohë një gjuhë të huaj.
b. Kandidatët që konkurrojnë për bashkëpunëtor shkencor, sipas pikës IV.1 të këtij Konkursi, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte:
– Njohja e gjuhës osmane dhe arabe.
Hulumtues i pavarur shkencor -Merret me punë shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:
– të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në fushën përkatëse (gjuhë shqipe dhe letërsi shqipe);
– të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, në fushën përkatëse
– të njohë një gjuhët të huaj,
– të arrijë kuotën prej së paku 40 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Kërkesës duhet bashëngjitur këto dokumente:
– Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);
– Diplomën e kryerjes së studimeve të doktoratës (për bashkëpunëtorët shkencorë); Diplomën e magjistraturës ose të masterit (për hulumtuesit e pavarur);
– Vërtetimin se ka regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse, (për hulumtuesit e pavarur);
– Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);
– Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime (ata që konkurrojnë për herë të parë);
– Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj.
Me kandidatët që i plotësojnë kushtet formale do të organizohet njëtestim vlerësues nga komisioni recensues, si dhe testimi i njohjes së gjuhës së huaj sipas përcaktimit, ndërkaq për kandidatët qëkonkurrojnë për bashkëpunëtor shkencor, pika IV.1 e Konkursit, testimi i njohjes së gjuhës osmane dhe arabe.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Prishtinë, më 29.01.2018