PËRMBYLLET KONFERENCËS SHKENCORE JAVA E ALBANOLOGJISË 8/2017

0
21

Pas tri ditësh pune intensive aktiviteti shkencor shumë­disiplinar, i konceptuar si Java e Albanologjisë 8/2017, u përmbyll. Në kuadër të këtij aktiviteti shkencor, u përfshiheshin të gjitha disiplinat kryesore albanologjike me mundësi të njëjta të prezantimit të rezultateve shkencore nga secila fushë veç e veç.

Pjesëmarrësit, të cilët ishin nga institucione të ndryshme albano­logjike, me kumtesat dhe me diskutimet e tyre e pasuruan gamën e traj­ti­meve lidhur me çështje të rëndësishme albanologjike. U lexuan mbi njëqind kumtesa dhe pati dhjetëra diskutime lidhur me to. Përba­ll­ja e kon­cep­teve të ndryshme ishte në funksion të gjetjes të së vërtetës shken­core mbi çështjet e trajtuara.

Sesio­ne­t u mbajtën sipas programit të përcaktuar nga Këshilli Organi­zues. 

Në kuadër të sesionit të Gjuhësisë u trajtua tema: GJUHA E SHTYPIT.

Sesioni i dytë iu kushtua FOLKLORIT me temë bosht: ROLI I VISAREVE TË KOMBIT NË STUDIMIN E FOLKLORIT SHQIPTAR

Dita e dytë e Javës së Albanologjisë iu kushtua Sesionit të Letërsisë dhe etnologjisë.  Në kuadër të këtyre sesioneve u trajtuan këto tema bosht: 

DRAMA SHQIPE – në sesionin e Letërsi dhe

TRASHËGIMIA KULTURORE, ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM

DHE TURIZMI në atë të etnologjisë.

Sesioni i pestë, përmbyllës i Javës së Albanologjisë, ishte ai i fushës së historisë i titulluar: TROJET ILIRO-SHQIPTARE DHE LËVIZJET E POPULLSISË

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here