Dr. Memli Krasniqi ligjëron në Universitetin e Dublinit

0
3

Studiuesi dhe shefi i Degës së Historisë të Institutit Albanologjik, dr. Memli Krasniqi, në kuadër të programit Erasmus + visiting lecturer, më 12 prill 2017, ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Dublinit me temën “Të shkruarit e historisë në shoqëritë postkonfliktuale – rasti i Kosovës” (Writing History on post-conflict societies: The case of Kosovo). 

Gjatë ligjëratës 45-minutëshe dr. Memli Krasniqi ka folur mbi pikëvështrimet e ndryshme të  historiografisë shqiptare dhe asaj serbe, mbi periudhat e kontestuara historike, mbi strukturën etnike të Kosovës gjatë shek. XII-XVII, tkurrjen etnike të shqiptarëve si rezultat i dëbimit nga vatrat e tyre dhe kolonizimit me popullatë sllave etj.Ligjërata zgjoi interesimin e profesorëve dhe studiuesve të këtij institucioni, sikundër edhe të atyre nga vende të tjera, si bie fjala nga ShBA-ja, të cilët ishin të pranishëm në këtë aktivitet. Prezantimet e këtilla, jo gjithaq të shpeshta, përtej shpërfaqjes së arritjeve individuale të studiuesve tanë, janë dëshmi edhe e punës kërkimore-shkencore që bëhet në institucionet tona dhe përgjithësisht në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here