INSTITUTI ALBANOLOGJIK – PRISHTINË
Dega e Folklorit
Njoftim
Të nderuar studiues të folklorit,
Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik do të organizojë Tryezë shkencore më 20 mars (e hënë) 2017, në orën 11.oo, me temë “Folklori dhe folkloristika sot – raporti me disiplinat tjera”.Ju ftojmë që me kumtesat dhe diskutimet e juaja, të kontribuoni për raportin që ka folkloristika sot me disiplinat tjera humane e sociale, raport ky i cili ka ekzistuar pjesërisht me disa nga ato, por që në studimet bashkëkohore vije duke u shtuar dhe zgjëruar si pasojë e qasjeve shumëdimenzionale që imponohen nga vetë lënda e folklorit, e cila është në proces të vazhdueshëm krijimi.