Instituti Albanologjik organizon Konferencë Shëkencore “Komisia Letrare Shqipe (1916-1918) dhe Gjuha Letrare sot”

0
3


INSTITUTI ALBANOLOGJIK – PRISHTINË

DEGA E GJUHËSISË

KONFERENCË SHKENCORE

“KOMISIA LETRARE SHQIPE (1916-1918) DHE GJUHA LETRARE SOT”

Kongresi i Manastirit (1908) dhe Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) pa dyshim janë dy arritjet më të mëdha të gjysmës së parë të shekullit XX, sepse Kongresi njësoi alfabetin, ndërsa Komisia kodifikoi për herë të parë drejtshkrimin e gjuhës letrare, terminologjinë shkollore e administrative me bazë elbasanishten. Ko­misia e çoi më përpara njësimin e gjuhës letrare dhe kodifikimin e drejtshkrimit të saj, duke i afruar më shumë të dy variantet letrare. 

Komisija Letrare Shqipe e Shko­drës vuri themelet e një gjuhe të përbashkët letrare shqipe. Për këtë arsye duhet ta vlerësojmë si një institucion të mirëfilltë shken­cor e praktik, që ndih­moi shumë në zhvillimin e gjuhës shqipe, dhe sidomos për shkri­min e saj.

P R O G R A M I

Këshilli organizues:

Shefkije Islamaj, Qemal Murati, Hysen Matoshi, Ragip Mulaku

Më 26 shtator, e hënë, në orën 11.30

Seanca, 11.30

Drejtojnë seancën: Shefkije Islamaj, Emil Lafe

Hysen MATOSHI: Fjala e hapjes

Shefkije ISLAMAJ: Komisia Letrare Shqipe në studimet e gjuhëtarëve shqiptarë

Xhevat LLOSHI: Pjesëmarrja e Rajko Nahtigalit në Komisinë Letrare të Shkodrës.

Emil LAFE: Në vijim të Komisisë Letrare. “Kumtari arsimuer”, mars – qershor 1921 (shënime rreth qëllimit, përmbajtjes dhe gjuhës së tij).

Rami MEMUSHAJ: Pse varianti letrar i Elbasanit nuk u bë dot gjuhë letrare?

Gjovalin SHKURTAJ: Përfundime të “Komisisë Letrare” që meritojnë të rikundrohen edhe sot

Kujtim KAPLLANI: Komisia Letrare: autoriteti administrativ – gjuha zyrtare – gjuha e njësuar letrare në kohën e sotme.

Qemal MURATI: Komisia Letrare Shqipe (1916-1918) – një pararendëse e Kongresit të Drejtshkrimit (1972)

Nexhip MËRKURI: Komisia Letrare e Shkodrës dhe parimi historik- tradicional për drejtshkrimin e emrave  vetjakë dhe emrave të familjes.

Ragip MULAKU: KLSH hapi i parë konkret në standardizimin e shqipes zyrtare

Begzad BALIU: Komisia Letrare e Shkodrës në dritën e tri raporteve të kohës: Lambercit, Joklit dhe Nahtigalit

Sejdi GASHI: Jehona e Komisisë në shtypin e kohës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here