Instituti Albanologjik i Prishtinës, shpall Konkurs për hulumtues të pavarur shkencorë

0
3

INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS

Shpall

K O N K U R S

PËR  HULUMTUES TË PAVARUR SHKENCORË 

DEGA E LETËRSISË

–          Një hulumtues të pavarur shkencor

DEGA E ETNOLOGJISË

–          Një hulumtues të pavarur shkencor

PËRSHKRIMI I PUNËVE:

VENDI I PUNËSHulumtues i pavarur shkencor

Merret me punë  shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si  dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:

–          të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose grada master i shkencave (sipas Bolonjës), në fushën përkatëse: për degën e Letërsisë – letërsi shqipe dhe për Degën e Etnologjisë –  etnologji,

–          të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, në fushën përkatëse,

–          të njohë një gjuhët të huaj,

–          të arrijë kuotën prej së paku 40 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Kandidatët kërkesës duhet të dorëzojnë këto dokumente:

–          Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara).

–          Diplomën e kryerjes së studimeve themelore

–          Diplomën e magjistraturës ose të masterit

–          Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj)

–          Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime,

–          Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj

 Kandidatët që i plotësojnë kushtet formale do t’i nënshtrohen testit nga fusha përkatëse dhe testit të njohjes së gjuhës së huaj.

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Prishtinë, më 03.03.2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here