Me rastin e 25-vjetorit të krijimit, Shoqata Atdhetare -Kulturore “Kosova” është promovuar, në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës, libri me titull “Në Shkodër 25 vjet më parë”, botim i Institutit Albanologjik, Shoqatës atdhetare-kulturore “Kosova” dhe Unionit Shqiptar i Shoqërisë Civile. (Përgatitur nga: Ing. Jur. Dashamir Uruçi dhe Prof. dr. Lulëzim Lajçi).
Kjo shoqatë u krijua me 5 shkurt të vitit 1991 në Shkodër, dhe për një çerek shekulli dha një kontribut të madh në jetën atdhetare dhe kulturore të shqiptarëve.
Libri është një përmbledhje kujtimesh, reflektimesh dhe ngjarjesh të jetuara në një periudhë të rëndësishme të kombit tonë dhe promovon vlerat e përbashkëta në funksion të idealit kombëtar. Monografia është e ndarë në katër pjesë: a) Shoqata atdhetare kulturore “Kosova’ në 25-vjetorin e themelimit të saj; b) Intelek-tualët shqiptarë flasin për veprimtarinë e shoqatës “Kosova’; c) Vlerësime për shoqatën atdhetare “Kosova’ dhe d) Dëshmi dokumentare.
Pjesëmarrës në ketë aktivitet ishin intelektualë nga të gjitha trojet shqipfolëse.