Akademi përkujtimore me rastin e dyvjetorit të vdekjes së Prof. dr. Muhamet Pirrakut

0
2

Më 30 janar 2016 Instituti Albanologjik organizoi Akademi përkujtimore, me rastin e dy vjetorit të vdekjes së Prof. dr. Muhamet Pirrakut, i cili me punën e tij 40 vjeçare la gjurmë në historiografinë shqiptare dhe do të kujtohet si një ndër figurat e shquar të historiografisë dhe kulturës shqiptare përgjithësisht.

Për jetën dhe veprën e tij të çmueshme shkencore e kombëtare, nga këndvështrime të ndryshme, me kumtesa u paraqitën studiues të Institutit Albanologjik Prof.dr. Hysen Matoshi dhe Prof.dr. Lulëzim Lajçi. 

Në emër të familjes së Prof. dr. Muhamet Pirrakut, organizatorët e kësaj Tryeze dhe pjesëmarrësit e shumtë në të i përshëndeti djali i Prof. Pirrakut, Lulzim Pirraku. 

Në këtë përvjetor të dytë të  vdekjes së studiuesit Prof.dr. Muhamet Pirraku, u shfaq edhe filmi dokumentar “ATIJ I PËLQENIN TË VËRTETAT”, prodhuar nga RTK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here