Më 7 dhjetor 2015, bashkorganizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, në Tiranë, u prezantua vepra “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës” e Aleksandar Stipqeviçit. Për veprën dhe veprimtarinë shkencore të këtij dijetari të madh, i cili para pak kohësh u nda nga jeta, fjalë mbajtën: prof. dr. Sadri Fetiu (njëherësh përkthyes i veprës “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarë në shqip”), akademik Mark Tirta, prof. dr. Hysen Matoshi, akademik Kolec Topalli dhe akademik Muzafer Korkuti – kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Vepra “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës”, sikundër edhe veprimtaria e gjithëmbarshme e Profesor Stipqeviçit, u vlerësuan si një kontribut i çmueshëm për studimet tona në fushë të trashëgimisë kulturore, arkeologjisë, ilirologjisë, albanologjisë, kroatologjisë etj.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net