Tryezë shkencore për Bajram Krasniqin

0
4
????????????????????????????????????

Më 12. 11. 2015, Dega e Letërsisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës, studiuesin e intelektualin e dalluar, Bajram Krasniqin, e përkujtoi me organizimin e Tryezës shkencore: Veprimtaria shkencore e Bajram Krasniqit (1951 – 1990). 

Për jetën dhe veprën e tij të çmueshme shkencore e kulturore, nga këndvështrime të ndryshme, folën studiues e njohës të veprës së tij: Akademik Rexhep Qosja, Prof.dr. Agim Vinca, Prof. dr. Shefkije Islamaj, Prof. dr. Hysen Matoshi, Prof.asoc. Fadil Grajçevci dhe mr. Adil Olluri. 

Në emër të familjes së Bajram Krasniqit, organizatorët e kësaj Tryeze dhe pjesëmarrësit e shumtë në të i përshëndeti djali i Bajram Krasniqit, Arion Krasniqi. 

Në fillim dhe në përfundim të Tryezës, dy nxënëset e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, Artida Bakia dhe Yllka Simnica, ekzekutuan nga një pikë muzikore në flaut. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here