Konferenca ndërkombëtare e baladës

0
4

Më 31 gusht – 4 shtator 2015 Instituti Albanologjik në cilësinë e nikoqirit bashkë me Komisionin Ndërkombëtar të Baladës organizuan konferencën e 45-të shkencore ndërkombëtare “Botët paralele në balada dhe këngë popullore”.

Me këtë rast Kosova hyri në listën e 35 shteteve të botës ku është mbajtur kjo konferencë, e filluar që në vitin 1966 në Freiburg të Gjermanisë. 

Në konferencë morën pjesë 26 studiues nga 18 vende të botës, të cilët prezantuan kumtesa shkencore, që lidheshin me problematikën e botëve paralele në balada dhe këngë popullore të popujve dhe kulturave prej nga ata vinin. 

Përveç programit shkencor konferenca pati edhe programin kulturor ku pjesëmarrësit patën rastin të njihen me vlerat e traditës, arkitekturës e trashëgimisë kulturore në Prishtinë dhe disa qytete të Kosovës. 

Të gjithë studiuesit mysafirë u ndanë me përshtypjet më të mira për organizatorët e konferencës, për mikpritjen e përzemërt si edhe për veçantitë kulturore të Kosovës, të cilat patin rastin t’i shohin brenda këtij qëndrimi pesëditor në Prishtinë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here