Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të SHOQATËS ATDHETARE “KOSOVA”, Instituti Albanologjik dhe Shoqata Atdhetare-Kulturore “KOSOVA” organizojnë sesion shkencore me titull: 25 vjetori i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “KOSOVA”.
Sesioni mbahet më 22 maj 2015, në orën 16:00, në Sallën e Madhe të Institutit Albanologjik të Prishtinës kurse Akademia solemne mbahet ne Hotelin Swiss Diamond, në orën 19.30.
PROGRAMI
22 maj, në orën 16.00
Drejtojnë seancën:
Hysen Matoshi, Dashamir Uruçi, Pëllumb Xhufi, Lulëzim Lajçi, Marçel Lacaj
Fjala e hapjes, Prof.dr. Hysen Matoshi.
Prof.dr. Paskal Milo, Konferenca e Rambujes-gurthemel në pavarësinë e Kosovës.
Mr.sc. Fitnete Ramosaj, Dëshmitë e luftës në Kosovë, një kontribut i vyer i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Kosova”.
Prof.dr. Marenglen Verli, Shteti shqiptar dhe çështja e Kosovës.
Prof.dr. Emin Kabashi, Ndihmesa e SHBA-ve dhe Prisidentit Bill Klinton për fitoren e Pavarësisë së Kosovës.
Dr. Zef Preçi, Bashkëpunimi ekonomik i Kosovës me Shqipërinë, objektiva dhe arritje.
Prof. Moikom Zeqo, Integrimi i kulturës dhe shkencës shqiptare në rrugën drejt integrimit evropian.
Prof.dr. Kudusi Lama, Roli i Korpusit të Kukësit në Luftë e UÇK-së.
Nikolla Spathari, publicist dhe shkrimtar,
“Besa”, Gazetë e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Kosova”.
Prof.dr. Nusret Pllana, Aspekte nga lufta e UÇK-së 1998-1999.
Bedri Islami, publicist dhe shkrimtar, Roli i diasporës shqiptare në Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Fjala e mbylljes, Prof.dr. Shaban Sinani
AKADEMI SOLEMENE ME RASTIN E 25 VJETORI
TË THEMELIMIT TË SHOQATËS ATDHETARE “KOSOVA”
Hoteli Swiss Diamond, ora 19.30
Fjalë rasti: Dashamir Uruçi, Kontributi i Shoqatës Atdhetare “Kosova” për çështjen kombëtare.
Fjalë përshëndetëse:
Arsim Bajrami, Ministër i MASHT-it.
Qemal Minxhozi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Xhavit Jashari, Kryetar i Shoqatave të Veteranëve të Luftës Çlirimtare.
Indrit Balliu, Sekretar i Përgjithshëm i Uninionit Shqiptar të Shoqërisë Civile.
Film dokumentar: Kosova dhe të vërtetat e saj të mëdha.
Akt dorëzimi i dëshmive të Luftës në Kosovë 1998-1999.
Akt dorëzimi i 500 fotove dhe negativave (CD) të periudhës 1941-1944.
Dekorimet nga institucionet shtetërore.
Mirënjohjet nga Shoqatat e luftës në Kosovë.
Mbyllja e veprimtarisë, Pëllumb Xhufi.
Dy pika artistike nga nxënës të shkollës.
Ekspozita fotografike me pamje nga aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga Shoqata “Kosova”në periudhë 1991-2008, si dhe dyqind fotografi të rralla nga historia e arsimit kombëtar shqiptar, për periudhën 1932-1952, do të jenë ekspozuara në hollin e hotelit.