Në kuadër të vizitës dyditore që Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë ia bëri Kosovës, më 17 prill 2015, pati një takim me drejtues të Institutit Albanologjik.
Delegacioni përbëhej nga deputetë të komisioneve përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa kryesohej nga kryetarët Genc Pollo dhe Nait Hasani. Në delegacion bënin pjesë edhe Alfred Peza, Myqerem Tafaj, Fatmir Toçi, Musa Ulqini (deputetë të Kuvendit të Shqipërisë); Salih Morina, Ismail Kurteshi dhe Teuta Haxhiu (deputetë të Kuvendit të Kosovës). Po ashtu, deputetët i shoqëronte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Drejtori Hysen Matoshi bëri një prezantim të shkurtër të historikut, strukturës, projekteve dhe të sfidave aktuale me të cilat përballet Institutit Albanologjik, ndërsa deputetët, anëtarë të komisioneve përkatëse, u zotuan për krijimin e një infrastrukture ligjore që afirmon bashkëpunimin më të madh ndërmjet institucioneve albanologjike të të dyja vendeve.
Me këtë rast Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik ua dorëzoi draftin e hartuar të ligjit për gjuhën standarde shqipe kryetarëve të dy komisioneve.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net