Sot, më 24 mars 2015, ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Prof. dr. Arsim Bajrami, me këshilltarët e tij, vizitoi Institutin Albanologjik.
Ministri u prit nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, ndërsa drejtori, Prof. dr. Hysen Matoshi, e njoftoi lidhur me rrjedhën e punëve dhe synimet e këtij institucioni kërkimor-shkencor.
Duke e çmuar punën që bën Instituti Albanologjik, ministri Bajrami shfaqi gatishmërinë e përkrahjes për avancimin e mëtejmë të kërkimit shkencor në këtë institucion të rëndësishëm të kulturës kombëtare.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net