Më 5.3.2015, në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës, në përbërje: Nait Hasani, kryetar, Shpëtim Bulliqi, Ismail Kurteshi dhe Shukrije Bytyqi, anëtarë, ishin për një takim pune në Institutin Albanologjik, ku pritën nga drejtori Hysen Matoshi dhe Këshilli Drejtues.
Komisioni Parlamentar u njoftua lidhur me punët e realizuara në Institutin Albanologjik dhe me synimet për të ardhmen. Theksi i veçantë u vu te Ligji i ri për arsimin e lartë, që është në procedurë të rishikimit, si dhe nevoja që të adresohen kërkesat e institucioneve kërkimore-shkencore për mundësinë e akreditimit të tyre në programet e masterit dhe të doktoraturës.