Më 25 shkurt 2015, Instituti Albanologjik organizoi tryezën shkencore “Kontributi i prof. dr. Shkelzen Raçës në historiografinë shqiptare dhe ballkanike” kushtuar njërit ndër studiuesit më të spikatur të tij.
Për jetën dhe veprën e Prof. dr. Shkelzen Raçës kumtimet e tyre i paraqitën studiues të Institutit Albanologjik (Hysen Matoshi, Memli Krasniqi dhe Nuridin Ahmeti), por edhe njohës të veprës së tij nga Shqipëria (Pëllumb Xhufi dhe Ledia Dushku) dhe nga Maqedonia (Dalibor Jovanovski).
Në këtë aktivitet, i cili u organizua në njëvjetorin e vdekjes së studiuesit Raça, u shfaq edhe filmi dokumentar “Një jetë kushtuar dijes shqiptare”, me autor Laurat Raçën.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net