Sot, më 18 shkurt 2015 Institutin Albanologjik e vizituan një grup i arsimtarëve shqiptarë nga Suedia.
Arsimtarët, të cilët e përfaqësonin Shoqatën e Mësuesve Shqiptarë në Suedi, u pritën nga drejtori, prof. dr. Hysen Matoshi, sekretari shkencor, prof. dr. Lulëzim Lajçi, si dhe shefat e degëve dhe punonjës të tjerë shkencorë të Institutit.
Grupi i arsimtarëve nga Suedia (Isuf Bajraktari, Nuhi Mazreku, Muhamet Muriqi, Adem Qerimaj, Xhevat Isufi) u njoftuan lidhur me punën dhe veprimtarinë e Institutit.
Aty u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të ruajtjes së vlerave tona kombëtare, veçanërisht në mërgatën tonë.