AMBASADORI MINXHOZI VIZITOI INSTITUTIN ALBANOLOGJIK

0
4

Sot, më 6 shkurt 2015, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Qemal Minxhozi, vizitoi Institutin Albanologjik. Ambasadori u prit nga drejtori, prof. dr. Hysen Matoshi, sekretari shkencor, prof. dr. Lulëzim Lajçi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik (prof. dr. Qemal Murati, dr. Fadil Grajçevci, prof. dr. Leontina Musa, dr. Bashkim Lajçi), të cilët e njoftuan lidhur me punën dhe veprimtarinë e Institutit. Ambasadori Minxhozi shfaqi gatishmërinë që të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit të Institutit Albanologjik me institucionet e ngjashme të Republikës së Shqipërisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here