Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Jeronim de Radës (1814 -1903), poetit më të madh jo vetëm të letërsisë romantike shqipe, por edhe të letërsisë shqipe në përgjithësi, Instituti Albanologjik – Prishtinë (Dega e Letërsisë) organizon Tryezë shkencore me titull: Jeronim de Rada në 200-vjetorin e lindjes.
Për figurën poliedrike të Jeronim de Radës (poet, folklorist, filolog, estet e publicist) do të flasin studiues të veprës së De Radës nga Prishtina, Tirana e Shkupi: Akad. Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Kristaq Jorgo, Shefkije Islamaj, Emin Kabashi, Zeqirja Neziri, Sali Bytyqi dhe Adil Olluri.
Tryeza shkencore mbahet më 10 dhjetor 2014 në ambientet e Institutit Albanologjik dhe fillon në orën 10.00.