Në Sofje të Bullgarisë, studiuesit e Institutit Albanologjik marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Filologëve

0
17

Studiuesit e Institutit Albanologjik -Prishtinë marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Filologëve (Sofje, 12 – 16 nëntor 2014) të organizuar nga Universiteti “Shën Kliment Ohridski” (St. Kliment Ohridski), Fakulteti i Studimeve të Sllavistikës

Universiteti Publik “Shën Kliment Ohridski” (St. Kliment Ohridski) në Sofje të Bullgarisë organizoi Forumin e Parë Ndërkombëtar të Filologëve.  Në këtë forum morën pjesë studiues nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Serbia, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia, Japonia, Rusia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Maqedonia 

Kosova në këtë forum u përfaqësua nga studiuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës, MA.sc. Sejdi Gashi me studimin: “Planifikimi gjuhësor dhe statusi i gjuhëve zyrtare në Kosovë gjatë viteve 1999-2009” dhe studiuesi MA.sc. Abdurrahim Maxhuni, me stu­dimin “Ndikimi i gjuhës serbe në gjuhën shqipe”- me vështrim të posaçëm në leksik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here