Në kuadër të projektit të Degës së Folklorit: “Konsultimi i ekspertëve nga institucionet rajonale e ndërkombëtare në sferën e kulturës tradicionale – organizimi i ligjëratave publike”, në lokalet i Institutit Albanologjik u mbajtën ligjëratat publike:
29 shtator, ligjërata e parë, nga:
Prof. i asoc. Marjetka Golež Kaučič, PhD
Instituti për Etnomuzikologji, Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve, Ljubljanë
Tema e ligjëratës: “Zoofolklori dhe zoopoetika në letërsi” (Zoofolklore and Zoopoetics in Literature)
30 shtator, ligjërata e dytë, nga:
Dr. Thomas McKean, PhD
Elphinstone Institute, University of Aberdeen, Skotlandë
Tema e ligjëratës: “Studimi i folklorit në kontekst: baladat, barkat dhe festivalet e zjarrit në veriun e Skocisë”(Studying Folklore in Context: Ballads, Boats, and Fire Festivals in the North of Scotland)
Gjatë qëndrimit të studiuesve në Institutin Albanologjik u zhvilluan takime: me Drejtorin, nga i cili u njoftuan për organizimin e punës kërkimore shkencore të Institutit, si dhe takim pune me Degën e Folklorit, për të konkretizuar punën rreth organizimit të Konferencës Ndërkombëtare të 45-të të Baladës, e cila do të mbahet në vitin 2015 në Prishtinë dhe nikoqir do të jete Instituti Albanologjik.
Nga Dega e Folklorit