“Java e albanologjisë” është aktiviteti tradicional shkencor i Institutit Albanologjik. Sivjet mbahet për të pestën herë dhe është konceptuar në kuadër të pesë sesioneve të veçanta të disiplinave albanologjike: gjuhësi, letërsi, histori, folklor dhe etnologji. Përfshirja e këtillë e të gjitha fushave garanton zhvillimin e njëkohshëm të të gjitha këtyre disiplinave albanologjike. Materialet e aktivitetit botohen në dy vëllime të veçanta me rreth 1 000 faqe.
Gjatë tri ditëve të punës, duke filluar nga data 16 e deri më 18 qershor, në pesë sesione sipas disiplinave studimore albanologjike, do të paraqiten 113 kumtesa nga referues të Kosovës dhe vende të rajonit.
Disa nga albanologët më të njohur, të cilët do të paraqiten sivjet në Javën e albanologjisë janë: Jorgji Gjinari, Rexhep Qosja, Mark Tirta, Emil Lafe, Muhamet Kuquku, Shefkije Islamaj, Aurel Plasari, Xhevat Lloshi, Isa Bajçinca, Ragip Mulaku, Etleva Lala, Valter Memisha, Rami Memushaj, Anila Omari, Pëllumb Xhufi, Gazmend Shpuza, Hasan Bello, Xheladin Shala, Miaser Dibra, Afërdita Onuzi, Thoma Dhima, Vilma Proko, Kristaq Jorgo etj.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net