U PËRMBYLL AKTIVITETIT SHKENCOR

0
23

JAVA E ALBANOLOGJISË 6/2015

Pas pesë ditësh pune (15-19 qershor) intensive aktiviteti shumëdisiplinar, i kon­ceptuar si ”Java e albanologjisë”, 6 i përmbylli punimet. Pjesëmarrësit, të cilët ishin nga institucione të ndryshme albanologjike, me kumtimet dhe me diskutimet e tyre e pasuruan gamën e trajtimeve lidhur me çështje të rëndësishme albanologjike. U lexuan rreth njëqind e dyzet kumtesa dhe pati dhjetëra diskutime lidhur me to. Përballja e koncepteve të ndryshme ishte në funksion të gjetjes të së vërtetës shkencore mbi çështjet e trajtuara.

Sipas programit të përcaktuar nga Këshilli Organi­zues, Java e albanologjisë, pas seancës plenare, fjalës së hapjes të mbaj­tur nga drejtori i institutit Albanologjik Hysen Matoshi, fjalës përshëndetëse të ministrit të Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe përurimit të botimeve të IAP-it për vitin 2014, të prezantuar nga sekretari shkencor Lulëzim Lajçi, i va­­zh­doi punimet me sesionin e Degës së Gjuhësisë me temë bosht: PRURJE LEKSIKORE DHE LEKSIKOGRAFIKE NË FUSHË TË SHQI­PES.

Rezultatet në këtë ko­n­tekst trajtimi i paraqiten: Jani Thomai: Lëvizjet prapavajtëse në leksikun e gjuhës së sotme shqipe; Qemal Murati: Leksiku dhe leksikografia shqiptare në vështrimin e sotëm – rezultate dhe probleme; Emil Lafe: Vështrim i përgjith­shëm tematik e statistikor i zërave persona në “Fjalorin enciklopedik shqiptar” (FESH) të Akademisë së Shken­ca­ve të Shqipërisë (3 vëllime, Tiranë, 2008-2009); Xhevat Lloshi: Prania e arabizmave në leksikun e shqi­pes; Zeqirija Ibrahimi: Probleme të terminologjisë islame në gjuhën shqipe; Rami Memushaj: Sintetizmi si prirje edhe e proceseve fjalëformuese të shqipes; Kujtim Kapllani: Prurjet e reja të mos cenojnë tiparet popullore dhe inte­lek­tualizmin e shqipes; Valter Memisha: Fjalëformimi dhe sistemësia në fjalorët shpjegues të shqipes; Idriz Metani: Zhvillime të reja në terminologjinë shqipe të gjuhësisë; Mimoza Priku-Anisa Kosteri: Fjalorët e shkrimtarëve të mëdhenj – bazë e rëndësishme për një fjalor thesarus të shqipes; Agron Duro-Gani Pllana: Marrëdhëniet logjike ndër­mjet shenjave njëfjalëshe e togfjalëshe; Rrezarta Draçini: Përfaqësimi i dijes konceptuale e lek­sikore përballë qasjes së folësit  ndaj shtresës dialektor; Mustafa Ibrahimi: Kuptimi metaforik i disa termave gjatë ligjërimit bisedor dhe atë të shkujdesur; Edlira Troplini-Abdurahmani: Prurjet leksikore në kuadër të “relativitetit” semantik; Suela Kas­tra­ti: Frazeologjia në poemën “Këngët e Milo­saos” të De Radës si shprehje e veçorive gjuhësore e kul­tu­rore së ligjërimeve arbëreshe;

Isa Bajçinca: Vëzhgime për “Fjalorin popullor” të Abdullah Zymberit; Ragip Mulaku: Prurje të reja leksikore në “Fjalorin popullor” të Abdulla Zymberit; Abdulla Zymberi: Leksiku te romani “Tan Temali” i Ilir Shaqirit; Aida Kurani: Veçori fjalëformuese të fjalësit në Fjalorin e Nikollë Gazullit “Fjalorthi i ri- fjalë të rralla të përdo­ru­na në Veri të Shqipnis”; Xhafer Beqiraj: Një tufëz fjalësh karakteristike nga treva e Opojës; Avdyl Sulaj: Disa momente nga përvoja ime në lëmin e leksikografisë; Helena Grillo: Prurje leksikore në “Mëngjeset në Kafe Rostand” të I. Kadaresë; Haredin Xhaferi: Një klasifikim i lokucioneve ndajfoljore me strukturë trifjalëshe në gjuhën shqipe; Manjola Zaçellari: Fushat kryesore konceptore të fra­zeo­logjisë së gjuhës shqipes; Fridrik Dulaj: Rreth disa veçorive gjuhësore në leksikun e Rahovecit me rrethinë (Krahasim me hartat e Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe); Migena Arllati: Mendësia dhe shprehësia në frazeo­lo­gjinë e të folmes së Gjakovës; Shkëlqim Millaku: Kompozitat në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Mehmet Elezit; Senad Neziri: Vëzhgime mbi leksikun e Prizrenit me rrethinë; Afërdita Abdullahi: Marrëdhëniet e leksikut dialektor me leksikun e shqipes standarde; Vjosa Osmani: Leksiku në anekdota popullore të mble­dhura nga Mehmet Rukiqi; Shpresa Ismajli: Leksiku me ngjyrim emocionues në trevën e Llapit; Sejdi Gashi: Leksiku i të folmes së Istogut me rrethina; Abdurrahim Maxhuni: Emërtimet e kafshëve sipas ngjyrës në të folmen e Vushtrrisë; Shemsi Haziri: Dallimet terminologjike në Ligjin e Policisë së Shtetit dhe Ligjin e Policisë së Kosovës dhe ca prurje të reja.

Seanca në vazhdim e Javës së albanologjisë iu kushtua Letërsisë, me ç’rast u mbajt sesioni me titull: ROMANI SHQIPTAR (1990 -2010).

Kumtesat e tyre i lexuan këta studiues: 

Shaban Sinani, Novela vdiq apo ndërroi tipologjia e llo­jeve?; Arben Hoxha, E ardhmja si lëndë e ndërgjegjes artistike; Agron Tufa, Rreth nocionit roman metafizik; Emine Shabani, Strategjitë narrative dhe tipologjia e personazheve te romani Një natë dhe dy agime të Petro Markos; Muharrem Jakupi, Zhvillimet e romanit si sfidë ndaj kri­­­tikës letrare bashkëkohore; Anila Mullahi, Romanet e Trebeshinës të botuara pas ’90;

Ermira Ymeraj, Anti-heroinë apo heroinë femra kong­o­li­ane?; Sali Bytyçi, Politika në romanin Nata e Kosovës të Re­xhep Hotit dhe në disa romane të tjera të viteve ’90 në Kosovë; Gëzim Aliu, Të humburit e Kongolit; Manjola Brahaj, Rrëfimi dhe nuancat e tij në romanet e Agron Tufës; Sami Hajra, Interteksti te romani Nata është dita jonë; Osman Gashi, Romani evro­pian i fundshekullit dhe zhvi­llimet në romanin shqiptar; Donika Dabishevci, Kadare i pasdik­taturës; Sabina Osmanoviq, Elementet poetike në prozën e Ridvan Dibrës; Virion Graçi, Koha e kryer e romancierit Koço Kosta: Nata e Sofie Kondilit (2004) dhe Absurd (2009); Marisa Kërbizi, Fragmentarizimi narrativ në romanet e Bashkim Shehut; Adil Olluri, Rrëfimi shqiptar për diktaturën; Valbona Kalo, Tjetërsimi i kategorisë së rrëfimtarit në me­tafiksionin historik bashkëkohor; Arjeta Ferlushkaj, Rrugëtimi drejt postmodernes i ro­maneve të Ridvan Dibrës; Meliza Kras­niqi, Romani i femrës për femrën; Agim Baçi, Romani si shprehje e kujtesës shoqërore; Dije Demiri-Frangu, Romani ironik i një parodisti se­ma­ntik; Arian Krasniqi, Inskenimi dhe ekranizimi i romanit ba­shkëkohor shqiptar.

KËNDVËSHTRIMET E TË HUAJVE MBI SHQIPTARËT ishte temë e shqyr­timeve të Degës së Historisë në këtë aktivitet, ndërsa me kontributet e tyre të vyera u paraqitën studiuesit Xheladin Shala, Kryengritja e vitit 1913 në dokumentet serbe; Daut Bislimi, Qëndrimi i Profesor Kan për çështjen shqi­p­tare; Iljaz Rexha, Shqiptaret dhe Shqipëria në veprën e stu­diue­sit turk Suleyman Kulce “Osmanli Tarihinde Arna­vutluk”;Muhamed Mufaku, Të dhëna për shqiptaret e Shqipë­rinë në “Historin e al-Xhinabiut” të shek. XVI; Lush Culaj, Shtypi ndërkombëtar për Luftën e Parë Ball­kanike;

Lulëzim Lajçi, Dimensioni”kombëtar” dhe politik i Skë­nderbeut në letërkëmbime; Xhemaludin Salihu, Udhëpërshkrime të vjetra për Pre­shevën; Naser Ferri, Karl Patsch për ilirët dhe kulturën shqi­p­tare; Zeqirja Rexhepi, Shqiptarët në optikën e diplo­ma­cisë dhe shërbimit sekret sovjetik në vitet 20-ta të sh. XX; Jani SOTA, Qëndrimet e Teodor Ipenit ndaj shkollës dhe arsimit kombëtar shqiptar në spektrin historik të she­kullit XIX – XX; Ibrahim Gashi, Ndikimet e diskursit te historiogra­fisë postmoderniste evropiane ne te rimenduarit dhe te ri­sh­kruarit e historisë sonë kombëtare; Edmond Malaj, Shqiptarët sipas disa udhëtim-për­shkruesve gjerman të fillim shekullit XX; Muharrem Qafle­shi, Konsulli rus Ivan Stepano­viq Jastrebovi për Opojën dhe Gorën; Pëllumb Xhufi, Shqiptarët në Mesjetë: një vështrim nga jashtë; Nehat Krasniqi,  Ali Emiri për kulturën shqiptare; Nelson R. Çabej, Burimet e lashta rreth përkatësisë etnike te epiroteve.; Tamara Scheer, The Habsburg Empire’s View on Alba­nians and the Albanian Issues (1870s to 1914); Franciska Zaugg, “The Nordic descent of this Alba­nian mountain people is still unmistakable”: A German view on Albanians from the 18th century to the Second World War; Armend Mehmeti & Memli Krasniqi, Pasqyrimi i zhvillimeve politike për dhe rreth Shqipërisë në shtypin britanik gjatë viteve 1919-1921; Anton Pançev, Çështja fetare te shqiptarët në optikën e bullgarëve në fund të shek. XІX dhe në fillim të shek. XX; Daut Dauti, Shqipëria në literaturën e udhëtarëve bri­tanik gjatë shek. XIX; Shpend Avdiu & Nuridin Ahmeti, Shqiptarët në këndvështrimin e gazetës franceze “Le Petit Parisien” në fillim të vitit 1914; Arben Arifi, Organizimi i provincës së Ilirikut; Selver Islamaj, Situata e përditshme dhe e sigurisë në Vilajetit të Kosovës gjatë viteve 1886-1888 në bazë të raporteve konsullore Austro-Hungareze; Emine Kalaja-Hajdari, Autorët antikë për ekono­minë dardane; Arianit Buqinca, Marrëdhëniet dardano-thrakase në veprat e autorëve të lashtë; Mrika Limani, Lufta e Kosovës e interpretuar nga stu­diuesit e lëmisë së gjenocidit në revisten The Genocide Forum. 

Në kuadër të sesionit për Folklor u trajtua si temë bosht: FOLKLORI SHQIPTAR TE AUTORËT E HUAJ dhe u paraqitën me kum­tesa këta studiues: Myzafere Mustafa: Kontributi i Pedersenit në botimin e përrallës shqiptare; Agron Xhagolli: Agnia Desnickaja për eposin e kreshni­këve; Zymer Neziri: Vlerësimi i studiuesve tanë për kontri­butin e M. Lambertzit në fushën e epikologjisë shqiptare; Hamit Xhaferi: Interesimi i Johann Georg von Hahn për folklorin shqiptar; Regjina Gokaj: “Pas kuitave të mikpritjes” – vërejnë Has­luck, Durham dhe Wilder Lane; Irena Gjoni: Krahina e bregdetit të Jonit (Himarës) në kë­ndvështrimin e François Pouqueville dhe Edward Lear;

Mimoza Shqefni: Edith Durham dhe “Toka e së shku­arës së gjallë”; Albin Sadiku: Roli dhe rëndësia e Milman Perryt, Ma­xi­milian Lambertzit dhe Albert Lordit për studimin e kë­ngës epike shqiptare; Leontina Gega-Musa: Materialet folklorike në botimin e Karl Reinholdit “Netët pellazgjike”; Olimbi Velaj: Parry dhe Lord, mbledhës të këngëve dhe vëzhgues të kohës e të njerëzve; Rovena Vata: Folklori shqiptar në penën e M. La­mbe­r­tzit; Vlorë Berisha: Cikli jetësor në Shqipërinë e Veriut, sipas shkrimeve të Baronit Franz Nopcsa; Krenar Doli: Këngët e dasmës së Prespës në optikën e Jane C. Sugarman; Visar Munishi: Mundësia për një rikonstruktim të ndo­dhi­ve etnomuzikore shqiptare sipas shënimeve të Edith Dur­ham; Ylberza Halili: Berit Backer – mikja e shqiptarëve; Izabela Saraçi: Zakone të Malsisë së Madhe sipas për­shkrimeve të Edith Durham dhe Franz Baron Nopcsa

Sesioni përmbyllës i Javës së albanologjisë ishte ai i fushës së Etnologjisë i titulluar: ETNOLOGJIA DHE GJINIA.

Në kuadër të këtij sesioni u paraqiten me kumtesa stu­diuesit: Bashkim Lajçi, Gjinia ne doke, rite e besime popullore; Nita Luci-Linda Gusia, Burrat tanë nuk do te kenë am­ne­­zi: Angazhimi qytetar, emancipimi dhe transformimi i publikut gjinor ne Kosove; Nebi Bardhoshi, Gruaja, toka dhe shoqëria: Analizë e proceseve dhe efekteve liminalizuese shtetërore të sho­që­risë dhe njeriut; Armanda Hysa, Histori jetësore te disa grave shqiptare te martuara ne Serbi: përpjekje për të kuptuar faqe të ndry­shme të patriarkisë në Shqipëri; Olsi Lelaj, Gjinia si kapital: mënyra prodhimi, mënyra sundimi dhe politika e emancipimit gjinor; Arjan Zurbo, Roli i gruas gjirokastrite në jetën dhe ve­p­rën artistike popullore; Angjelina Hamza, Roli i gruas në familjen tradicionale dhe bashkëkohore; Rini Useini, Burri dhe gruaja në punët e tjetrit; Besarta Reçica-Visar Rafuna, Gjinia në traditën kultu­ro­re shqiptare; Ledia Dushi, Gruaja dhe rituali mortor; Bukurije Mustafa, Tabute gjinore në traditën popullore; Lumnije Kadriu, Gruaja ne familjen transnacionale-mi­dis vazhdimit të traditës dhe ndryshimeve;.

Arsim Canolli, Antropologjia e gjinisë ne Kosovë: një qa­s­je bukëtore; Enriketa Pandeljoni, Problemet gjinore nën perspekti­ven fetare në Shqipërinë post-komuniste; Adi Shehu, Femra si agjenci e mendimit kulturor. Fund-periudha e komunizmit-1990; Leonora Ndrecaj, Roli i gruas zadrimore ne kultivimin dhe rritjen e krimbit të mëndafshit; Albana Velainj, Kuptimi i raportit mashkull-femër ne simbole rituale të dasmës tradicionale shqiptare; Nora Prekazi, Shkuesia, në mes normës dhe praktikës, kur praktika është mashtrim; Liza Zef Brunga, Gjinia dhe religjioni; Shkëlqesë Kurtaj, Lindja e vajzës dhe e djalit në fami­ljet pa­triarkale; Yllka Syla, Gruaja dhe trashëgimia;

Ky aktivitet do të rezultojë me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet institu­cio­­ne­ve albanologjike, duke pasur për synim përfundimtar avancimin e kër­ki­meve në fushën e studimeve shqiptare.

Punimet e aktivitetit shkencor “Java e Albanoligjisë” i shpalli të mbyllur sekretari shkencor i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi. Ai theksoi se: “objektivat e këtij edicioni u përmbushën pasi në kuadër të këtij aktiviteti janë përfshirë të gjitha disiplinat shkencore dhe se objektiv yni është arritur në një masë të kënaqshme me shpresën se në vijim ky dimension do të përsoset gjithnjë e më shumë. Pjesëmarrësit, të cilët ishin nga institucio­net e ndryshme albanologjike, me kumtime dhe diskutime e tyre, pasuruan gamën e trajtimeve lidhur me çështje të rëndësishme albanologjike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here