STUDIUESIT E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS MORËN PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË BUDAPEST (26 dhe 27 maj 2014) TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI EÖTVÖS LORAND DHE PROGRAMI I STUDI

0
2

Universiteti Publik Shtetëror i Budapestit dhe Katedra e Albanologjisë në Buda­pest organizuan një Konferencë ndërkombëtare, më 26 e 27 maj 2014, në Budapest, me temën bosht: “Shqiptarët dhe hungarezët: Ngjashmëritë historike dhe dallimet ndër shekuj -Kontributi i diasporave të tyre në njohjen e tyre reciproke”.

Marrëdhëniet shqiptare-hungareze ishin për herë të parë në fokus të një konfe­ren­ce shkencore ndërkombëtare. 62 studiues nga 12 vende kontribuuan me hulumtimet e tyre për kontekstet historike të këtyre marrëdhënieve, marrëdhënie këto që deri tani, kanë qenë evidentuar vetëm fragmentarisht.

Punimet në këtë konferencë u mbuluan me tema që kishin të bënin, me marrëdhëniet politike-diplomatike, ekonomike, fetare, arsimore dhe kulturore midis këtyre dy kombeve. Po ashtu diaspora dhe rolit i saj në zhvillimet historike është vënë në një fokus të veçantë në këtë kontekst.

Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në këtë Konferencë shkencor, morën pjesë këta studiues:

Prof.dr. Lulëzim Lajçi: Lufta (Beteja) e Dytë e Kosovës (tetor 1448)

Dr. Bashkim Lajçi: Kontributi i studiuesve hungarez në etnologjinë shqiptare

Mr. Vlorë Fetaj: Trashëgimia popullore shqiptare në shkrimet e Franc Nopçës

MA. Sejdi Gashi: Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve gjatë viteve 1443-1456.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here