Universiteti Publik Shtetëror i Budapestit dhe Katedra e Albanologjisë në Budapest organizuan një Konferencë ndërkombëtare, më 26 e 27 maj 2014, në Budapest, me temën bosht: “Shqiptarët dhe hungarezët: Ngjashmëritë historike dhe dallimet ndër shekuj -Kontributi i diasporave të tyre në njohjen e tyre reciproke“
Marrëdhëniet shqiptare-hungareze ishin për herë të parë në fokus të një konference shkencore ndërkombëtare. 62 studiues nga 12 vende kontribuuan me hulumtimet e tyre për kontekstet historike të këtyre marrëdhënieve, marrëdhënie këto që deri tani, kanë qenë evidentuar vetëm fragmentarisht.
Punimet në këtë konferencë u mbuluan me tema që kishin të bënin, me marrëdhëniet politike-diplomatike, ekonomike, fetare, arsimore dhe kulturore midis këtyre dy kombeve. Po ashtu diaspora dhe rolit i saj në zhvillimet historike është vënë në një fokus të veçantë në këtë kontekst.
Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në këtë Konferencë shkencor, morën pjesë këta studiues:
Prof.dr. Lulëzim Lajçi: Lufta (Beteja) e Dytë e Kosovës (tetor 1448)
Dr. Bashkim Lajçi: Kontributi i studiuesve hungarez në etnologjinë shqiptare
Mr. Vlorë Fetaj: Trashëgimia popullore shqiptare në shkrimet e Franc Nopçës
MA. Sejdi Gashi: Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve gjatë viteve 1443-1456.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net