Më 17 prill 2014 në Sallën shkencore të Institutit Albanologjik, Dega e Historisë organizoi Tryezën shkencore “Kujtesa kolektive mbi statusin e shqiptarëve në ish-RPFJ (1944-1966)”, projekt ky i financuar nga Këshilli i Shkencës i MASHT.
Fillimisht bartësi i këtij projekti, Dr. Memli Krasniqi, lexoi referatin “Kujtesa kolektive mbi statusin e shqiptarëve në ish-RPFJ (1944-1966)”; Dr. Sonila Boçi (QSA,Tiranë) lexoi studimin e titulluar “Emigrimi i shqiptarëve të Kosovës në vendin amë (1944-1966)”; Prof. dr. Hysen Matoshi u paraqit me kumtesën “Kënga popullore si version i historisë orale”; Dr. Arbnora Dushi me punimin “Kujtesa ndërbreznore dhe çështja e kufirit me Shqipërinë”; MA. Nuridin Ahmeti, lexoi studimin “Dhuna mbi plisin – dhunë mbi identitetin e shqiptarëve”; Dr. Ledia Dushku (QSA, Tiranë), me kumtesën “Shpërngulja e shqiptarëve të Çamërisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore” dhe MA. Shpend Avdiu me punimin “Gjendja e shqiptarëve të rajonit të Prishtinës në vitet 1944-1966”.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net