INSTITUTI ALBANOLOGJIK – PRISHTINË, Shpall KONKURS PËR HULUMTUES TË PAVARUR DHE BASHKËPUNËTOR SHKENCORË

0
5

DEGA E GJUHËSISË

–          Një hulumtues të pavarur shkencor

DEGA E LETËRSISË

–          Një hulumtues të pavarur shkencor

DEGA E HISTORISË

–          Një hulumtues të pavarur shkencor, për Kohën e Vjetër ose Mesjetë

–          Një bashkëpunëtor shkencor, për periudhën osmane

PËRSHKRIMI I PUNËVE:VENDI I PUNËSHulumtues i pavarur shkencor

Merret me punë shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si  dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:

–          të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose grada master i shkencave (sipas Bolonjës);

–          të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, 

–          të mos jetë mbi moshën 35 vjeçare,

–          të njohë një gjuhët të huaj,

–          të arrijë kuotën prej së paku 40 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.

VENDI I PUNËSBashkëpunëtor shkencor (periudha osmane)

Studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse. 

KUSHTET

–          të ketë shkallën e doktorit të shkencave historike (i specializuar për periudhën osmane)

–          të ketë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim monografik, 

–          të arrijë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.

–          të njohë mirë gjuhën osmane.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet formale do t’i nënshtrohen testit të njohjes së gjuhës së huaj.

Kandidatët, përveç kërkesës, duhet të dorëzojnë biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara).

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë.

Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

Prishtinë, më 16.04.2014

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here