INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS ORGANIZON TRYEZËN SHKENCORE: KOSTANDINI I MADH DHE KRISHTERIMI

0
2

Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon Tryezën Shkencore: KOSTANDINI I MADH DHE KRISHTERIMI, e cila do të mbahet më  4 dhjetor 2013, në Sallën Shkencore të Insti­tutit Albanologjik. Seanca e hapjes do të jetë në orën 11:00. 

Pjesëmarrës me kumtesa do të jenë nga Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”-Fakulteti Filozo­fik – Departamenti i Historisë, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Instituti Filozofik dhe Teolo­gjik-Shkodër, Universiteti “Çirili dhe Metodi” – Shkupi dhe Universitet Jug-Perëndim “Neophyte Rilsky” – Blagoevgrad, Bullgari. 
Në Tryezë do të trajtohen tërësi tematike si: Perandoria Romake në kohën e Kostandinit të Madh (shek. III-IV); Kontributi i ilirëve dhe i shqiptarëve për përhapjen e Krishterimit; Rëndësia e Ediktit të Milonës (313); Rëndësia e Koncilit të Nikesë (325); Rëndësia kulturore, sociale, politike dhe ekonomike e aktit të lega­lizimit të Krishterimit; Trashëgimia kulturore e krishterë në vendbanimet shqiptare (objektet kishtare, ikonat, librat etj); Dardania si zonë ndarëse ndërmjet Perandorisë së Lindjes dhe asaj Perë­ndimore etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here