INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS DHE SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS ORGANIZOJNË KONFERENCËN SHKENCORE PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA – DJE, SOT DHE NESËR (2

0
2

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kul­turore e Luginës së Preshevës organizojnë Konferencën shkencore Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – dje, sot dhe nesëre cila do të mbahet më  20 dhe 21 nëntor 2013, në Sallën e madhe të Institutit Albanologjik, Prishtinë. Seanca e hapjes do të jetë më 20 nën­tor, në orën 11:00.

Pjesëmarrës me kumtesa do të jenë 47 studiues nga Instituti Albanologjik dhe institucione të tjera shkencore e arsimore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, por do të ketë kontribute edhe nga autorë të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe diasporës.
Në cilësinë e pjesëmarrësve mysafirë janë ftuar përfaqësues institucionesh të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pastaj përfaqësues institucionesh të Kosovës etj.

Në konferencë do të trajtohen tërësi tematike që kanë të bëjnë me këto treva kulturore e etnike shqiptare, sikundër janë: të drejtat e njeriut dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve dhe pozita aktuale juridike e kësaj hapësire, aspekte gjeostrategjike, pastaj do të trajtohen tema që ndërlidhen me historinë, trashëgiminë kulturore, gjuhësinë, letërsinë, arsimimin, informimin, shëndetësinë, ekonominë, turizmin, arkitekturën, por do të ketë trajtesa për personalitete të shquara të këtyre trevave, raportet e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me hapësirat e tjera etnike shqiptare etj.

Aktiviteti shkencor do të plotësohet edhe me një ekspozitë me fotografi të materialeve nga periudha të ndryshme historike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe nga sfera të ndryshme të trashëgimisë kulturore, e cila, gjatë kohës së mbajtjes së konfe­rencës, do të jetë e hapur për vizitorë në hollin e Institutit Albanologjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here