NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK PREZANTOHET PORTALI DIGJITAL “ARKIVAT E SHKODRËS”

0
20

Ftesë Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin që e organizojnë Biblioteka e Qytetit të Shkodrës dhe Biblioteka e Universitetit të Shkodrës, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, ku do të prezantohet portali digjital “Arkivat e Shkodrës”

Aktiviteti mbahet më 31.10.2013, në orën 12:00, në Sallën e Institutit Albanolo­gjik.

Programi:  

Gjovalin Çuni (Drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti”) dhe Sidita Halluni (IT): “Biblioteka digjitale formë e re e komunikimit me lexuesin”.

Alida Luka (Drejtore e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”): “Arkivat Dixhitale Shkodër, një portal gjithëpërfshirës”.

Gjergj Sheldija (Head IT): “Prezantimi teknik i portalit Arkivat Dixhitale Shkodër”.

Olimpia Kakarriqi (Përgjegjëse e Fondit Albano-Balkanologjik): “Plotësimi i metadatave në njësitë bibliotekare të digjitalizuara”.

Pjesëmarrja juaj na nderon.

                                                                        Organizatorët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here