In Memoriam, SHAQIR BERANI 1933-2013

0
3

Dje (30.10.2013), në orët e hershme të mëngjesit, paprimtas u nda prej nesh, nga gjiri ynë, prej familjes së tij, nga sho­kët e tij, punonjësi shumëvjeçar në Degën e Gju­hë­sisë të Institutit Albanologjik. 

Shaqir Berani në Institutin Albanologjik (1976) punoi si bashkëpunëtor shkencor, bashkë­punëtor i Lartë shkencor dhe Këshilltar shkencor deri në pensionimin e tij të para­ko­hshëm në rrethanat që u krijuan pas viteve të 90-ta, duke lënë pas vetes një varg ve­prash shkencore, shumë punime të çmueshme nga gjuhësia dhe nga kultura e gjuhës.

Më 1978 ka mbrojtur temën e magjistraturës “Tiparet fonetike të së folmës së Klinës me rrethina”, kurse më 1984 ka mbrojtur disertacionin e doktorates “Gjuha e Josif Bagerit, me të cilën mori gradën doktor i shkencave filologjike. Gjatë punës së tij në In­sti­tut ka kryer detyra me rëndësi,  shef i Degës së Gjuhësisë; Sekretar shkencor i Insti­tu­tit Albanologjik, anëtar e kryeredaktor i revistës “Gjuha shqipe” dhe ka qenë nismëtar e the­melues i saj; ka qenë anëtar i revistës “Gjurmime albanologjike” Seria e shkencave filo­logjike.

Vdekja e papritur e Shaqir Beranit varfëron kulturën shqiptare, në mënyrë të ve­çantë kulturën e gjuhës shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here