STUDIUESIT E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS MORËN PJESË NË SEMINARIN E VII NDËRKOMBËTAR TË ALBANOLOGJISË, TË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS (26 dhe 27 tetor 2013)

0
1

Studiuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës në përbërje të Prof.dr.Emin Kabashi, Dr.Memli Krasniqi, MA. Gëzim Aliu, MA. Angjelina Hamza dhe MA. Naim Berisha më 26 dhe 27 tetor 2013 morën pjesë në Seminarin e VII Ndërkombëtar të Albanologjisë me temën boshte ”Prurjet e kulturës shqiptare gjatë shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI” . 

Në këtë aktivitet shkencor të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Prof. dr.Emin Kabashi u paraqit me kumtesën ”Mendimi estetik shqiptar i viteve ‘ 30-të në kontekstin evropian ”, Dr.Memli Krasniqi me temën ”Infrastruktura në Vilajetin e Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit të XIX dhe në fillim të mijëvjeçarit të dytë”, MA. Gëzim Aliu me kumtesën “Neoshqiptari” i Merxhanit dhe i Koliqit”, MA. Angjelina Hamza me punimin “Martesa dikur dhe fenomeni bashkëjetësor sot” dhe MA. Naim Berisha me temën ”Fjalët e huaja në Media dhe shqipja e internetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here