Në hënën, më 21 tetor fillon edicioni i katërt i Javës së Albanologjisë, tashmë identifikues për Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe do të zgjasë deri më 23 tetor 2013.
Në kuadër të këtij edicionit rreth 140 studiues, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Turqia etj., do të prezantojnë të arriturat më reja nga fusha e albanologjisë.
Në ditën e parë të “Javës së Albanologjisë”, rreth 60 albanologë të të gjitha trevave shqiptare dhe me gjerë, do të lexojnë kumtesat e tyre nga fusha e Gjuhësisë dhe Folklorit. Tema bosht e sesionit të Gjuhësisë është:
– SHQIPJA NË RRETHANAT E SOTME SOCIOLINGUISTIKE DHE SOCIOPOLITIKE.
Kurse tema bosht e sesionit të Folklorit është:
– MENDIMI TEORIK NË FOLKLORISTIKËN SHQIPTARE
Në ditën e dytë do të referojnë mbi dyzet albanologë nga fusha e Letërsisë dhe Etnologjisë, me temat bosht:
– LETËRSIA SHQIPE MES DY LUFTËRAVE BOTËRORE PËRDITSHMËRIA, TRADITA DHE MODERNITETI.
Në ditën e tretë të Javës së Albanologjisë albanologët e Degës së Historisë do të lexojnë 27 kumtesa që lidhen me temën bosht
– SHQIPTARET, FQINJËT DHE FUQITË E MËDHA NË RRJEDHAT E HISTORISË.