EDICIONI I KATËRT I “JAVËS SË ALBANOLOGJISË (21-23-10.2013) PRURJE TË REJA SHKENCORE NË ALBANOLOGJI

0
3

Nga 21 deri 23 tetor 2013 në Institutin Albanologjik të Prishtinës u mbajt Kon­fe­renca shkencore ndërkombëtare “Java e Albanologjisë”. Ndryshe, nga viti i kaluar Java e sivjetme e Albanologjisë, në programin e saj përfshiu një numër impozant pjesëmarrë­sish, rreth 150 studiues-albanologë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kro­acia, Turqia dhe Jordani, të cilët dhanë kontributin e tyre në pesë sesione të ndara: gjuhësi, letërsi, histori, folklor dhe etnologji.

Me rastin e hapjes së kësaj ngjarjeje, drejtori i Instituti Albanologjik Prof. dr. Hysen Matoshi, deklaroi se kultura si tërësi e arritjeve të përgjithshme dhe historia si tërësi e fakteve e ngjarjeve janë dy përbërësit identitarë në jetën e secilit komb. “Këto dy dimensione të veçantisë kombëtare i ka edhe kombi ynë shqiptar. Pavarësisht kontekstit kulturor që është tejet plural, si rezultat i ekzistimit ndërmjet prurjeve të orientit dhe oksidentit, janë ruajtur shenjat kryesore të identitetit të kulturës shqiptare, ndonëse metamorfozave të shpeshta historike të gadishullit ballkanik e kaluara e shqiptarëve ka lënë gjurmë të qarta të ekzistencës koherente në këtë hapësirë”. Po ashtu është shprehur se këtë aktivitet shkencor të titulluar si Java e Albanologjisë: “nuk pretendojmë ta quajmë si ngjarje të madhe, aq më pak si më të madhën e albanologjisë, ngase është me­nduar thjeshtë si një mundësi e diskutimit të çështjeve me peshë për studimet shqip­tare”.

               Hysen Matoshi                                      Ramë Buja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja, në cere­mo­ninë e hapjes zyrtare të “Javës së Albanologjisë”, në të cilën të pranishëm ishin drejtues të institucioneve më të larta arsimore në Kosovë dhe studiues të albanologjisë nga mbarë trojet shqiptare ka vlerësuar lartë punën e Institutit të Albanologjisë në publikimin e të arriturave shkencore të albanologjisë.

“Kjo javë le të shërbejë për të plasuar të arriturat tuajat dhe tonat bashkë. Ju keni bërë punë serioze dhe këmbëngulëse dhe po vazhdoni ta bëni”, ka thënë ministri Buja, duke shtuar se “ky aktivitet shkencor bën bashkë njerëz të shkencës nga të gjitha trojet shqiptare dhe në të shpalosen të arriturat studimore për kulturën dhe historinë, ndjehem mirë kur punëtorët shkencorë së paku kanë një ndjenjë komoditeti për punë në këtë Institut dhe mbështetja për këtë Institut do vazhdojë”.

Ndërkaq, Valter Memisha, drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, ka deklaruar se kjo konferencë përkon me 60 vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik dhe se tashmë është institucionalizuar si veprimtari e punës shkencore.

Valter Memisha

“Tematikat në këtë vit jubilar janë përzgjedhur me kujdes dhe lidhen me çështjet kryesore të punonjësve shkencor të degëve që mbulojnë institutin si dhe me sfidat me të cilat përballet sot shkenca albanologjike. Duke parë arritjet e vlerësuara të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të realizuara në rrugëtimin 50 vjeçar që mishërojnë hartimin e qindra veprave të plota apo të mijëra artikujve, për të argumentuar shkencërisht vazhdimësinë historike të shqiptarëve në këto troje, për të mbrojtur homogjenitetin e pandalshmërinë e tyre si komb edhe pse historia i ndau në gjashtë shtete, kjo konferencë do t’i kurorëzojë me suksese këto punime”, ka thënë Memisha.

Në ditën e parë u mbajtën dy seanca: në degën e Gjuhësisë dhe atë të Folklorit. Në kuadër të fu­shës së gjuhësisë u trajtua tema: “Shqipja dhe rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike”, ndërsa në atë të folklorit “Mendimi teorik në folkloristikën shqiptare”.

Në Sesionin e Gjuhësisë me kumtesa janë paraqitur studiuesit: 

Jani ThomaiEmil LafeShefkije Islamaj, Xhevat Lloshi, Tomor OsmaniValter Memisha,Ragip MulakuTefë Topalli-A. HaxhiRami MemushajNexhip MërkuriKujtim KapllaniQemal MuratiLudmila BuxheliMimoza PrikuEvalda Paci, Abdulla ZymberiAristotel Spiro,  Rrezarta DraçiniIsa BajçincaMirushe HoxhaMariana YmeriVilma Proko, Abdulla Ballhysa-Elvira LumiBegzad BaliuSpiridhulla PoçiValbona ToskaRezana VrapiZeqirja IbrahimiBahtijar KryeziuMustafa Ibrahimi,  Jolanda Lila, Malvina TafçiuNaim Berisha,Sejdi Gashi, Shpresa IsmajliAfërdita Abdullahi, Abdurrahim MaxhuniSenad Neziri, Xhafer Beqiraj,

    Shefkije Islamaj                                                   Jani Thomai

Në Sesionin e Folklorit me kumtesa janë paraqitur studiuesit: 

Sadri Fetiu, Miaser Dibra, Myzafere Mustafa, Fazli Syla, Rrustem Berisha, Agron Xhagolli, Zymer Neziri, Adem Zejnullahu, Zeqirja Neziri, Olimbi VelajLeontina Gega-MusaArben Hoxha, Izaim MurtezaniArbnora Dushi, Merita GjokutajIrena Gjoni

Vlorë Berisha-Fetaj, Albin SadikuDea Temali,

Këtë vit është bërë edhe një ekspozitë në kuadër të Javës së Albanologjisë nga dega e Folklorit dhe të Etnologjisë.

Në ditën e dytë të konferencës studiuesit e letërsisë u paraqiten me kumtesat e tyre në temën ”Letërsia shqipe mes dy luftërave botërore”: Floresha DadoAgim VincaShaban SinaniResmije KryeziuHysen MatoshiMuharrem JakupiVehbi Bexheti, Donard HasaniShyqri GalicaBlerina Suta, Hamit XhaferiShaze ShehuRovena VataErmira Ymeraj, Roland Zisi-Fatmir SulejmaniErmir Xhindi – Bedri ZyberajEmin KabashiFadil GrajçevciSali BytyçiGëzim AliuEdelajde CenajAdil OlluriAna ShahiniManjola SulajElida Qenami.

Ndërsa në fushën e etnologjisë tema bosht ishte:“Përditshmëria, tradita dhe moderniteti”. Në këtë sesion shkencor lexuan kumtesat e tyre: Ukë XhemajAfërdita OnuziBashkim LajçiEdibe Osmani, Nita LuciNebi BardhoshiArmanda KodraArsim CanolliAngjelina HamzaArjana SeitiDanja SinanajJolanda TrumzaLumnije KadriuZanita HalimiOlsi LelajRini UseiniNexhat ÇoçajRudina LlazariValon ShkodraVilma NallbaniShukrane BeguIlire Kelmendi-ShemaBekim XhemiliArlinda SadikuLiridona Kosumi.

Në ditën e fundit studiuesit e fushës së historisë shpalosen rezultatet e punës shkencore në kuadër të temës “Shqiptarët, fqinjët dhe fuqitë e mëdha në rrjedhat e historisë”: Xheladin ShalaPëllumb XhufiLulëzim LajçiMarenglen VerliMehmet AlkanSabile Keqmezi-BashaLush CulajKudusi LamaMuhamet Mufaku-ArnautiDaut BislimiFejzulla ShabaniQerim LitaKushtrim ShehuHamit KabaDalibor Jovanovski-Besnik EminiMemli KrasniqiIgor DespotSonila BoçiFehari Ramadani-Albnora MusaLedia DushkuNuridin AhmetiNuri DragoiRezart Mezani-Agron IslamiRudina Mita-Lira GjevoriFitim Rifati-Naim MusliuShpend AvdiuIlirana Kaceli,

Lulëzim Lajçi, Pëllumb Xhufi, Lush Culaj

Të mbyllur këtë konferencë shkencore e shpalli, sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Lulëzim Lajçi i cili theksoi se: “Besojmë që edhe ky objektiv yni është arritur në një masë të kënaqshme me shpresën se në vijim ky dimension do të përsoset gjithnjë e më shumë. Pjesëmarrësit të cilët ishin nga institucionet e ndryshme albanologjike me kumtime dhe diskutime e tyre, pasuruan gamën e trajtimeve lidhur me çështje të rëndësishme albanologjike. U lexuan mbi 140 kumtesa në pesë sesionet dhe pati me dhjetëra diskutime në to.” .

Lulëzim Lajçi

Duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference shkencore për kontributin e dhënë në Javën e Albanologjisë, Lajçi u shpreh më tutje së ky aktivitet do të rezultojë me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve albanologjike, duke pasur për synim përfundimtar avancimin e kërkimit në fushën e studimeve shqiptare.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here