Më 11 prill 2013, për vizitë në Institutin Albanologjik të Prishtinës ishte Ambasadori i Norvegjisë, z. Jan Braathu, me bashkëpunëtorë.
Në pritje morën pjesë Hysen Matoshi, drejtor; Lulëzim Lajçi, sekretar shkencor; Sylë Kasumaj, sekretar; Leontina Musa, shefe e Degës së Folklorit dhe Memli Krasniqi, shef i Degës së Historisë.
Drejtori i Institutit dhe pjesëmarrësit e tjerë e njoftuan Ambasadorin Braathu lidhur me fushëveprimtarinë, strukturën, projektet, rezultatet dhe planet e punës së Institutit Albanologjik.
Ambasadori norvegjez, në mënyrë të veçantë, u interesua për mundësitë që të prezantohen rezultatet e punës shkencore të Institutit Albanologjik në gjuhën angleze. U diskutua mundësia e mbështetjes nga ana e Ambasadës Norvegjeze të botimit të serisë “Gjurmime albanologjike” në anglisht.
Në përmbyllje të takimit, Ambasadori Jan Braathu vizitoi ambientet e rinovuara të Institutit Albanologjik.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net