Në bazë të nenit 25 të Ligjit për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr. 04/L-135 të 28.03.2013, si dhe në bazë të neneve 26 dhe 27 të Statutit të Institutit Albanologjik, Këshilli Drejtues i Institutit shpall K O N K U R S
për zgjedhjen e drejtorit të Institutit
KUSHTET: Krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj dhe me Statutin e Institutit, kandidati duhet t’i plotësojë edhe këto kushte të veçanta:
– Të jetë doktor i shkencave albanologjike i njërës nga fushat me të cilat merret Instituti Albanologjik (gjuhësi, letërsi, folklor, histori ose etnologji;
– Të ketë titullin kërkimor shkencor së paku bashkëpunëtor i lartë shkencor / profesor i asosuar;
– Të ketë vepra të botuara shkencore me rëndësi të veçantë në fushën përkatëse;
– Të ketë njohuri të dëshmuara për problematikën e studimeve albanologjike;
– Të ketë përvojë në udhëheqjen e institucioneve shkencore dhe të punëve kërkimore shkencore.
Kërkesës i bashkëngjitet bio-bibliografia (CV) si dhe një program i hollësishëm për zhvillimin e studimeve albanologjike dhe të veprimtarisë së Institutit.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Kërkesat dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose në adresën:Instituti Albanologjik, Eqrem Çabej, p.n., Prishtinë, si dhe në e-mail:institutialbanologjik@gmail.com.